Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot publikoi fotografi me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, fotografi këto të bëra në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Për këto fotografi të së parës së shtetit, i është kundërpërgjigjur nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me Biden, teksa në përshkrim ka vendosur flamurin e Kosovës, ShBA-së dhe një zemër.


