Lajme

Osmani: Nuk ka nder më të madh në jetë sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

05/20/2022 20:14
nga:Genita C

Sot është bërë certifikimi edhe i 257 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Në këtë ceremoni prezentë ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pak minuta më parë, Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se nuk ka nder më të madh në jetë sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut.

Postimi i saj i plotë:

“Nuk ka nder më të madh në jetë sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut. Sikurse dikur, djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealet e lirisë sonë, sot ju mbi supet tuaja mbani përgjegjësinë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës”

Nga ceremonia e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së.