Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës.
Në momentin kur Osmani ka arritur në vendin ku po mbahej ceremonia, shefja e shtetit ka përshëndetur kryeministrin Albin Kurti, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, familjarët e presidentit Rugova, megjithatë nuk iu ka folur për dore ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Faton Peci.
Raportet ndërmjet Presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla, janë ‘ftohur’ kohët e fundit.
Të njëjtat s’kanë ngurruar që t’i përçojnë mesazhet thumbuese njëra-tjetrës as në publik.



