Lajme

Osmani: Njohja e patentë-shoferëve konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në punën e institucioneve tona

02/11/2022 13:26
nga:Y I

Presidentja, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si lajm shumë të mirë për mërgatën, njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermani, raporton Gazeta Blic.

Osmani në shkrimin e saj tha se është jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.

Ajo tutje ka thënë se ky hap i ndërmarrë sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona.

“Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

LAJMI I FUNDIT: Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët