Lajme

Osmani nga Washingtoni: Mbështetja amerikane jetike për Kosovën – me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

02/07/2025 13:48
nga:N K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka zhvilluar një takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘’Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri’’, ka shkruar Osmani.

Më tutje Osmani u shpreh se me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

‘’Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës’’, ka theksuar Osmani.