Lajme

Osmani nga Shkodra: Festat e nëntorit janë të veçanta pavarësisht situatave politike

11/27/2025 16:26
nga:Y I

Presidentja Osmani është deklaruar nga Shkodra, ku po qëndron për një vizitë.

Ajo ka thënë se “festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatës politike në vend”.

“Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike. Përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik. Kosova ka demokraci elektorale jashtëzakonisht të fortë dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të shkojnë mirë.Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri. Natyrisht, kjo nuk e ndal festën e 29 nëntorit.”/EO/