Lajme

Osmani nga Portugalia thurr elozhe për ekzekutivin aktual të prirë nga Kurti, nuk nguron t’i kritikojë qeveritë pararendëse

10/30/2021 12:18
nga:M K

Presidentja e Kosovës po qëndron për një udhëtim zyrtar në Portugali.

Atje, personi numër një i shtetit ka zhvilluar disa takime, teksa ka dhënë edhe intervista për mediat vendase, përcjell GazetaBlic.

Në një të tillë për “DN”, Osmani nuk ka nguruar të thurr elozhe për qeverinë aktuale, atë Kurti dhe t’i kritikojë ato pararendëse.

Tutje, Osmani ka thënë se sipas saj, pa shtetin e së drejtës nuk mund të ketë sukses në asnjë fushë tjetër.

“Absolutisht. Mund të them se korrupsioni i përket të shkuarës, sepse është shumë e rëndësishme të thuhet se institucionet e sapozgjedhura po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit.

Reforma e parë e madhe e institucioneve të reja është në sistemin gjyqësor, sepse ne besojmë se pa shtetin e së drejtës nuk mund të kemi sukses në asnjë fushë tjetër, qoftë ekonomia, integrimi, investimet në të rinjtë, barazia gjinore.

E gjithë kjo lidhet me të paturit e një sistemi të fortë gjyqësor të aftë për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë. Ky është prioriteti ynë sepse lidhet drejtpërdrejt me suksesin tonë në të gjitha fushat e tjera”, ka thënë ndër të tjerash Osmani.

/GazetaBlic/