Lajme

Osmani nga Parisi: Ekipi i Kosovës, më i miri i Olimpiadës, jam e bindur se do të sjellin medalje

07/26/2024 19:44
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike.

Osmani tha se janë në Paris për t’i dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, për të cilin tha se është ekipi më i mirë nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike.

“Pritet për rreth 30 minuta që të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike në Paris. Jemi këtu për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në Lojëra Olimpike, një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.Jam e bindur që do të jetë një ceremoni për ta mbajtur mend. I gjithë Parisi është në këmbë në këto përgatitje dhe janë diku mbi 100 kryetarë shtetesh, kryeministra për t’i mbështetur ekipet e tyre. Presim, natyrisht një përfaqësim të dinjitetshëm, siç kanë bërë sportistët tanë”, tha Osmani.

“Pavarësisht rezultatit, ne do të jemi aty që t’i përkrahin cdo herë, sepse e meritojnë këtë përkrahje. Por, jam e bindur se do të shkëlqejnë dhe do t’i sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm shtetit tonë”.