Lajme

Osmani nga kampi Bondsteel për ‘Festën e Falënderimeve’- Mirënjohje për angazhimin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë

11/29/2024 15:03
nga:Y I

Presidentja Osmani së bashku me ambasadorin Hovenier dhe me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel kremtuam Festën e Falënderimeve.

Osmani shprehu mirnjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë:

Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).

Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.