Lajme

Osmani nga Berati: Qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore dhe arkitektura e monumenteve!

09/05/2023 16:05
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë në Shqipëri, raporton Gazeta Blic.

Osmani gjatë kësaj vizite ka ndaluar edhe në qytetin e Beratit ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga ky qytet.

“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve! Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë” shkruan Osmani raporton Gazeta Blic.