Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër, e enjte, me zyrtarin amerikan Todd D.Robinson.
Në njoftimin për media nga Presidenca, thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson”, thuhet në njoftim.