Lajme

Osmani nesër pret në takim presidentin slloven

05/12/2021 21:03
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

Sipas njoftimit, takimi i tyre do të fillojë në ora 16:00.

Njoftimi i plotë:

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (13 maj 2021)

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

(P. S Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)