Lajme

Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë

04/26/2024 23:11
nga:Mergim Rreci

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit.

E para e shtetit, nderimet tek memoriali për të Pagjeturit që gjendet para ndërtesës së kuvendit do t’i bëjë nga ora 10:00.

Po ashtu, Osmani do të jetë për homazhe edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës.

Bëhet e ditur se Osmani do të merr pjesë edhe në tubimin përkujtimor që do të mbahet në nderim të Masakrës së Mejës