Lajme

Osmani: Nënë Tereza i dhuroi botës vlerat e mira të popullit shqiptar

08/26/2021 15:17
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprën e Nënë Terezës sot në ditëlindjen e 111-të të saj.

Ajo e quajti atë simbol të dashurisë dhe paqes.

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Në vitin 1979, humanistja shqiptare u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe.