Lajme

Osmani në Uashington takohet me senatorin amerikan, Thom Tillis

12/12/2024 15:57
nga:N K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.

Osmani shpreh kënaqësi ndaj takimit të sotëm  me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë *e në* Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë, shkruan GazetaBlic.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, shkroi ndër të tjera Osmani.