Lajme

Osmani në takim me kryediplomatin sudanez: Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete të reja

03/02/2024 19:18
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se me kryediplomatin sudanez kanë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit”, ka shkruar Osmani.

Ky takim është bërë në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.