Lajme

Osmani në samitin e liderëve në Kopenhagë, mirënjohëse ndaj kryeministres daneze për pritjen

10/02/2025 14:06
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga Kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë.

“Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, i cili edhe këtë herë fokusohet në sfidat e sigurisë dhe në thellimin e bashkëpunimit për t’i tejkaluar ato”, ka shkruar Osmani.