Lajme

Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj

09/20/2024 21:27
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork.

Osmani, përmes një postimi në facebook, shprehet se ekspozita e Petritit ‘është një pjesë e historisë sonë të dhimbshme që na kujton kohën e robërisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit’.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj artistin tonë Petrit Halilaj dhe ta vizitoj ekspozitën me titullin “Abetare”, në një ndër muzetë me prestigjoze në botë, Metropolitan Museum of Art në New York”, shkroi e para e vendit.