Lajme

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

09/25/2024 12:26
nga:G C

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani ka thënë se me homologun e saj kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani