Lajme

Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Europës Juglindore, Presidenca publikon pamjet

06/27/2023 11:51
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani sot është pritur nga homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, në Samitin e krerëve të shteteve të Europës Juglindore, i cili mbahet sivjet në Podgoricë.

Osmani për në Podgoricë ka udhëtuar sot ku i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës europiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë Samit nga Shqipëria po merr pjesë presidenti Bajram Begaj.