Lajme

Osmani: Në koordinim me shtetet mike do të sigurojmë vaksinat për qytetarët tanë

04/28/2021 21:07
nga:Y I

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar gjatë ditës së sotme Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Gazeta Blic.

Osmani ka bërë të ditur se janë në koordinim të vazhdueshëm me MSH-në për sigurimin e vaksinave.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.

Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.