Lajme

​Osmani në Forumin Alpbach flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

08/25/2024 18:33
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe këtë vit ka qenë e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri, ku ka diskutuar me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota.

Osmani ka shkruar në Facebook se ata u përqendruan në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike.