Lajme

Osmani në Ditën e Çlirimit të Istogut: Memoriali në Vrellë të Istogut, themel i shtetit të Kosovës

06/20/2025 16:32
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Istogut.

E para e shtetit ka thënë se ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit të Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet.

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot. Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar presidentja.