Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e burgut të Dubravës.
25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë.
“Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik , të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg,” shprehet Osmani.
Duke kërkuar drejtësi për viktimat.
“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.”