Lajme

Osmani nderon Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 28 vjetorin e rënies së tyre

01/31/2025 14:15
nga:N K

Me rastin e 28 vjetorit të rënies së heronjëve kombëtar Zahit Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hozhës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka bërë homazhe për nder të sakrificës së tyre, raporton GazetaBlic.

Osmani ka theksuar se heroin Zahir Pajaziti, vizionarin e luftës çlirimtare, i cili bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, me guxim dhe vendosmëri, krahas edhe shumë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës, duke u bërë simbole të sakrificës dhe përkushtimit për atdheun.

Presidentja Osmani tha se liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata.

“Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre. Liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet jo vetëm me kujtimin për ta dhe heronjtë e tjerë të UÇK-së, por me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata”, shkroi Osmani në Facebook.

Postimi i plotë: