Lajme

Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë në Siri

12/27/2025 23:27
nga:Mergim Rreci

Në emër të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në Iowa vendosën një kurorë lulesh në Des Moines.

Kjo u bë për të nderuar ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Siri.

Në një letër drejtuar guvernatores së Iowas, Kim Reynolds, presidentja Osmani shprehu solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me familjet e ushtarëve të rënë, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e jashtëzakonshëm dhe afatgjatë të Gardës Kombëtare të Iowas në ndërtimin dhe forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.