Lajme

Osmani: Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme

04/07/2021 20:03
nga:Gazeta Blic

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, përcjell Gazeta Blic.

Osmani u shpreh se raportet e jashtëzakonshme bilaterale në mes të Republikës sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë një bazament të fort e shumë të rëndësishëm të shtetësisë sonë.

Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet”, u shpreh tutje Osmani.

Më poshtë postimi i plotë:

Raportet e jashtëzakonshme bilaterale në mes të Republikës sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë padyshim një bazament të fort e kaq shumë të rëndësishëm të shtetësisë sonë.
Kënaqësi të mirëpres sot në takim Ambasadorin Kosnett me të cilin diskutuam mbi prioritetet gjatë mandatit tim presidencial si dhe rëndësinë e angazhimit në drejtim të bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin pandemisë.
Poashtu, me këtë rast theksova që fokus të veçantë do të vë në konsultimet me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.
Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet.

LEXO EDHE:

Gërxhaliu hedh kritika për Muratin: Bëni më shumë për sektorin privat, e jo të flitet