Lajme

Osmani: Me gratë e fuqishme të Evropës, kundër agresionit rus dhe ndikimeve keqdashëse

06/23/2022 16:14
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani, ka postuar fotografi bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Roberta Metsola, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, dhe kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, duke i përshkruar ato si gra të fuqishme lidere të Evropës.

“Me gratë e fuqishme lidere të Evropës. Bashkë me Estoninë. Bashkë me Finlandën. Bashkë me Bashkimin Evropian. Bashkë kundër agresionit rus dhe ndikimeve keqdashëse”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.