UNDP ka publikuar të dhënat e matjes së pulsit publik në Kosovë.
Sipas këtyre matjeve, Presidentja Osmani, është politikanja me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje.
Në lidhje me këtë rënditje të krerëve të shtetit ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Ukaj.
Ukaj tha se vlerësimi për presidenten Osmani vjen si rezultat i angazhimit të saj në arenën ndërkombëtare ndërsa rënditja e kryeministrit Kurti në vendin e tretë vjen si pasojë e prishjes së raporteve me partnerët ndërkombëtarë.
“Vlerësimi për presidenten Osmani vjen si rezultat i angazhimit të saj në arenën ndërkombetare dhe ruajtjes së raporteve me partnerët ndërkombetarë. Zoti Konjufca është mundu me qenë konstruktiv e po ashtu është mundu me rujt balancin nga pozita qe ai mban ndërsa zoti Kurti si lider i partisë në pushtet sipas këtyre sonazheve renditet i treti, e kjo renditje mendoj se e largon nga vendi i parë si pasojë e prishjes së raporteve me partnerët ndërkombetarë” tha Ukaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Sa i përket renditjes së kreut të Qeverisë në fund, politologu Arbnor Sadiku, thotë se kanë ndikuar edhe veprimet e Qeverisë në veri të vendit.
“Kjo është matje momentale, dhe sigurisht mund të jetë deri diku ashtu. Për këtë kanë ndihmuar veprimet e Qeverisë në Veriun e vendit, por, kjo pëlqyshmeri s’ përputhet me rezultatet konkrete, sepse zoti Kurti ka qenë i shkëlqyshëm në opozitë, por, në pozitë s’ka mundur të jap rezultate në sektoret me rendesi si ekonomia,shendetsia, dhe infrastruktura” deklaroi politologu, Arbnor Sadiku për “Gazeta Blic”.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik .
Në këtë raport, mes tjerash thuhet se një përqindje e madhe e të anketuarve (36.33%) kanë qenë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht, krahasuar me 23.9 për qind në nëntor të vitit 2023.
Sipas këtyre të dhënave, sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 60 për qind e komuniteteve të tjera të Kosovës dhe 35.9 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të kënaqur, duke e pasqyruar një rritje nga nëntori i vitit 2023 (25.2 %).
/Gazeta Blic/
Presidentja Osmani, politikanja më e pëlqyer në Kosovë, Konjufca i dyti, Kurti i treti


