Lajme

Osmani: Me Blinken kemi folur edhe për Manastirin e Deçanit, është shtruar në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

07/30/2022 13:27
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takim me sekretari Anthony Blinken nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Kurse, ajo shtoi se në takim është diskutuar edhe për Manastirin e Deçanit.

“Sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur në qoftë se i referohemi takimit me sekretarin Blinken fare nuk është shtruar. Pra, as nuk është përmendur në asnjë moment gjatë takimit tonë”.

“Kurse sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar në kontekstin që gjithnjë e keni dëgjuar edhe më herë nga ana e palës amerikane – në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, “Ballkani i Hapur” fare nuk është përmendur kurse Manastiri i Deçanit është përmendur në kuadër të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.