Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në sot, në qytetin Postdam të Gjermanisë për të marrë çmimin për media të njohur si “M100 Media Aëard”.
Ajo, tashmë ka arritur në ceremoninë që tashmë ka filluar për nder të këtij çmimi.
Kjo mirënjohje asaj do t’i dorëzohet nga ish-ministri gjerman i mbrojtjes gjatë kohës së luftës së Kosovës, Rudolf Scharping, i cili është paraparë të mbajë një fjalim për të, paraprakisht.
Edhe presidentja Osmani pritet të ketë një adresim, me këtë rast.
“M100 Media Aëard” i është ndarë presidentes Osmani nga bordi këshilldhënës i “M100 Sanssouci Colloquium”, një konferencë kjo ndërkombëtare e gazetarëve që mbahet përvitshëm në Postdam të Gjermanisë, nga viti 2005. Anëtar i Bordit është edhe Ëolfgang Ischinger, ish emisar i BE-së për Kosovën në bisedimet post Ahtisaari mes Kosovës e Serbisë.
E njëjta mirënjohje i jepet edhe kryetarit polak, Donald Tusk, mirëpo, ky për dallim nga presidentja, nuk pritet të jetë i pranishëm fizikisht në Postdam. Çmimin, por edhe fjalimin për të e mban ish presidenti gjerman, Joackim Gauck.
“Të dy, Vjosa Osmani Sadriu dhe Donald Tusk i kanë vënë parimet e të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në krye të aksioneve të tyre…”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e ndarjes së çmimeve për dy presidentët.


