Uncategorized

Osmani: Lista Serbe përfaqëson interesat e organizatave kriminale

09/07/2022 18:50
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media që pati me presidentin slloven, Borut Pahor foli edhe për Listën Serbe, pas reagimit të tyre të fundit se ata Osmanin “nuk e njohin për presidente”.

Osmani tha se Lista Serbe është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve në Kosovë

Lista Serbe për fat të keq është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale, sic thash janë në listën e zezë të SHBA-së”, tha ajo.

Mes tjerash, Osmani ritheksoi se qytetarët serbë nuk frikësohen nga ajo, por sipas saj, ata frikësohen nga udhëheqësit e organizatave kriminale.

“Qytetarët serbë në Kosovë po kërcënohen nga këto struktura kriminale, qytetarët serbë nuk frikësohen nga unë, por frikësohen nga udhëheqësit e organizatave kriminale, të cilët e kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit”, tha ajo.