Lajme

Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Jasharin, Robertsonin e Walkerin para seancës solemne

06/12/2024 10:40
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë zhvilluar një takim me ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson, ish-ambasadorin amerikan të OSBE-së, William Walker, dhe Riftat Jasharin.

Fotografia është shpërndarë nga këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, dhe u realizua pak çaste para fillimit të seancë solemne në Kuvend.

Ky takim u zhvillua për nder të përvjetorit të 25-të të Çlirimit të Kosovës.