Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin, Tahir Zemaj, në 22 vjetorin e vrasjes.
Osmani ka thënë se në këtë ditë kujtojmë një nga figurat më të shquara të luftës për liri, raporton “Gazeta Blic”.
E para e shtetit thekson se edhe pas 22 vitesh autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë ndëshkuar.
“22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur. Vepra e kolonel Tahir Zemajt, si një udhëheqës i paepur dhe guximtar, vazhdon të frymëzojë brez pas brezi” shkruan Osmani.
Ajo tha se “emri i kolonelit do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi’.
Shkrimi i plotë:
Në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt Heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri.
22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur.
Vepra e kolonel Tahir Zemajt, si një udhëheqës i paepur dhe guximtar, vazhdon të frymëzojë brez pas brezi.
Emri i kolonelit do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi, ndaj zbulimi i autorëve të vrasjes dhe vënia para drejtësisë janë të domosdoshme.
Nderim të përjetshëm për Kolonel Tahir Zemajn, Enisin dhe Hasanin!