Lajme

Osmani: Kryeministri i parë shqiptar po merr vlerësim maksimal nga qytetarët dhe miqtë ndërkombëtarë

02/13/2024 11:41
nga:G C

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, po e vlerësojnë qytetarët dhe ndërkombëtarët si një veprim i duhur dhe i merituar, ndaj propagandat për injorim nuk mund të kenë sukses në publik.

Osmani tha se për shumë vite shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të neglizhuar, teksa tanimë po arrijnë të kenë postet më të rëndësishme shtetërore.

“Përkundër tentimit për injorim, dy kategori janë atë që japin mirënjohje, janë qyetetarët që e presin me respekt dhe e dyta është komuniteti ndërkombëtar. Sot bashkë më kryeministrin e parë nisemi për në Bruksel dhe kjo është një nder pritjet më të mëdha që ka pasur ndonjë kryeministër. Ne kemi qenë një popull i përjashtuar nga institucionet e vendit por tash kemi kryeministrin e parë shqiptar”, deklaroi Osmani në emisionin e mëngjesit në Klan Macedonia.