Lajme

Osmani: Kosova në zemër të skenës kulturore botërore me Sunny Hill

08/02/2025 21:26
nga:Mergim Rreci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në zemër të skenës kulturore botërore.

Ajo ka thënë se ky festival u shndërrua në një realitet nga një ëndërr që kishte për vendin ylli botëror i muzikës, Dua Lipa.

“Festivali është historia e një ëndrre të bërë realitet. Një ëndërr e lindur nga dashuria për këtë vend, e shndërruar në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në zemër të skenës kulturore globale. Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së të rinjve tanë, Kosova po shkëlqen – duke i treguar botës se edhe nga një vend i vogël, mund të dalin gjëra të jashtëzakonshme. Faleminderit,Faleminderit Dua Lipa, që e bëtë ëndrrën tuaj një ëndërr të përbashkët për të gjithë ne. Dhe faleminderit të gjithë ekipit të Sunny Hill që e shndërroi atë ëndërr në realitet vit pas viti — duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, ka shkruar Osmani në X.