Presidentja Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve ka folur edhe për politikën e jashtme.
Ajo, ka thënë se tash Kosova ka politikë të jashtme, dhe se asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive.
“Kosova tani ka politikë të jashtme dhe është e fokusuar vetëm në interesin e Kosovës, e jo të interesave individuale, por kjo po u pengon disave jo vetëm në Serbi por edhe jashtë saj. Më në fund Kosova ka politikë të jashtme, por po u tregoj Kosova nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka filtrime me Serbinë e Rusinë për interesa të caktuara”, ka thënë ajo.
Osmani: Ushtria e Serbisë s’mund të kthehet më në Kosovë


