Lajme

Osmani: Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump

01/29/2026 17:04
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Në këtë takim, u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

E para e shtetit, deklaroi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe është e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe Prattipati, shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dhe për agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim.