Lajme

Osmani konfirmon kontigjentin e radhës me vaksina, të siguruara nga presidenti amerikan, Joe Biden

06/03/2021 17:33
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë edhe një numër tjetër të vaksinave, por pa cekur numrin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka thënë se me datën 19 Mars, i kishte dërguar një letër kreut të SHBA-ve, me ç’rast mori konfirmimin e shqyrtimit me prioritet të kërkesës së Osmanit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN
Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.
Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:

Presidentja Osmani viziton bazën ushtarake amerikane “Bondsteel”

/GazetaBlic/