Lajme

Osmani: Komandant Adem Jashari hero i përjetshëm, guximi i tij nuk njohu kufij

03/05/2024 11:02
nga:N K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 26 vjetorit të Epopejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se pragu i familjes Jashari simbolizon Kosovën.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se kënga ‘Sërish vjen marsi’ nuk është vetëm referim kënge është moto e cila indentifikohet me familjen Jashari.

“Në 16 vjetorin epopeja e UÇK-së shënon 26 vjetorin me 5, 6, 7 mars Shaban Jashari, Ademi, Hamza me gjithë familjen treguan heroizëm, pragu i familjës Jashari simbolizonte vetë Kosovën. Ai dhe gjithë familja e tij refuzuan të përkulen ndaj luftuan. Ata u shëndrruan në gardian të përhershëm të Kosovës të lirisë tonë të larë më gjak. Ne u detyrohemi komandantit me familje dhe secilit luftëtar me mirënjohje të përhershme. Rrugëtimi ynë ka qenë i mundimshëm liria dhe pavarsia jonë janë gjëja më e shtrejtë që kemi trashëguar nga ta”, u shpreh Osmani.

ADVERTISING

Për fund e para e vendit pati një urim për familjen Jashari.

“Zoti i bekoftë gjithë familjen Jashari, gjithë luftëtarët dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, tha Osmani.