Lajme

Osmani kërkon nga Qeveria pezullimin e tarifave ndaj produkteve amerikane për të forcuar aleancën me SHBA-në

04/03/2025 17:48
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe për forcimin e aleancës mes dy vendeve.

Osmani beson se kjo lëvizje do të hapë mundësi për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta me SHBA-në.