Lajme

Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

12/08/2025 17:44
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se në takimin bilateral u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së Hungarisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani theksoi se integrimi euro-atlantik i vendit mbetet interes strategjik për qytetarët dhe rajonin.