Lajme

Osmani: Jemi mirënjohës që Bob Dole ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi

12/05/2021 19:03
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit Bob Dole.

”E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole.

Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi.

U prehsh ne paqe mik i dashur”, ka shkruar Osmani.