Sot janë bërë një vit që kur Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes së Kosovës. Përmes një adresimi, Osmani tha se këtë detyrë e mori si rezultat i besimit të qytetarëve dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë.
“Viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë është karakterizuar edhe nga shumë sfida lokale e globale. Pandemia, kriza energjetike dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian. Kosova është sot një kontribuuese aktive dhe një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.
Si udhëheqëse e politikës e jashtme Osmani shprehet se ka punuar për të siguruar që të përfaqësohemi me dinjitet dhe krenari në çdo cep të botës.
“Për sprej a?”, ministrja Nagavci thotë se nuk është në dijeni për aktakuzën


