Lajme

Osmani: Integrimi euroatlantik, interes vital dhe strategjik i Kosovës

10/08/2022 11:16
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet sot.

Osmani deklaroi se ajo përfaqëson një popull që kanë qenë viktimë e gjenocidit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“Sakrifica e vërtetë dhe qëndrueshmëria kanë sjellë deri tek liria e fituar me gjak e me djersë”, tha Presidentja.

Ajo tha se ndërsa Kosova dhe vendet tjera janë të rrezikuara nga sfida të shumta , Kosova dhe fqinjët, shumica janë duke kontribuuar gjithnjë e më shumë në mënyrë pozitive për heshtjet transatlantike dhe jemi ne rreshtuar plotësisht sa i përket heshtjeve nga Rusia deri te Kina, luftimi i terrorizmit, ndryshimeve klimatike, energjetike e kështu me radhë.

Osmani shtoi se Kosova është anëtare e familjes transatlantike e përkushtuar për partneritet dhe aleancë.

“Pjesëmarrësit në këtë seminar vijnë në vendin dhe në kohën e duhur për shkak se adresohen më shumë se sa perspektiva të ardhshme, por këto do të jenë veprimet e ardhshme që do të kërkojnë kohën për një integrim euroatlantik të prekshëm, të dukshëm dhe të i vërtetë” tha ajo.

Për Kosovën integrimi euroatlantik ka qenë më shumë se sa thjesht një deklaratë e zbrazët, ajo gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një interes vital, strategjik kombëtar, deklaroi Osmani.

Osmani poashtu tha se është jashtëzakonisht më rëndësi për secilin anëtarë të NATO-s që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe.

Ajo ka thënë se Serbia refuzon të bëhet pjesë e NATO-s dhe është afruar edhe më tej me Rusinë duke treguar shumë për këtë shtet. Ndërsa Kosova kërkon të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

“Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, vijoi Osmani.

Osmani u shpreh se aktualisht po kërcënohet stabiliteti, demokracia dhe paqja në mbarë botën ndërsa në vijimësi ka sulme të sofistikuara hibride.

“Bota siç e dimë të gjithë po ndodhet në një pikë kthese, ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore, ndaj paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Gjithashtu po ballafaqohemi me sulmet e sofistikuara hibride, dezinformime dhe propaganda, kërcënime transnacionale dhe ndikimet e sigurisë që burojnë nga disa prej heshtjeve që nuk njohin kufi, ndryshimet klimatike dhe pandemia” tha Osmani.