Lajme

Osmani informohet nga Radoniqi për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme

12/04/2025 18:36
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Gjatë takimit, Radoniqi e ka njoftuar Osmanin mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.