Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues sot në Tajvan.
Osmani në platformën “X” i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Tajvanit.
“Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues sot në Tajvan. I urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Tajvanit”, shkroi Osmani.
Ndryshe, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë Rihter ka goditur Tajvanin. Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit, teksa në të gjithë vendin shpërtheu alarmi për tsunami.
We express our heartfelt condolences to families who have lost their loved ones in the aftermath of the devastating earthquake in Taiwan today.
We wish a swift recovery to all those injured and strength to the people of Taiwan.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2024