Lajme

Osmani i pret në zyre Kurtin, Konjufcën e Gërvallen, bisedojnë për dialogun me Serbinë

02/07/2022 21:00
nga:Q R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministren Donika Gërvalla.

Ajo ka bërë me dije se takimi i sotëm ishte takim javor koordinues për politiken e jashtme.

“Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar ndër të tjera presidentja.

Nesër hidhet në votim propozim-rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës