Lajme

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

11/07/2025 17:42
nga:Sh R

Në kuadër të planeve për zhvillim të infrastrukturës urbane, Besnik Osmani, kandidat për kryetar të Fushë-Kosovës nga LDK, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në Fushë-Kosovë, që lidh rrugën “Dardania” me “Nënë Tereza”.

Sipas Osmanit, ky projekt synon lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

“Ky projekt është konceptuar si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës moderne në qytet. Dizajni do të jetë funksional, me ndriçim publik dhe sinjalizim të qartë rrugor. Me realizimin e tij, Fushë Kosova do të fitojë një nyje të re rrugore që rrit sigurinë, efikasitetin dhe vlerën urbane të zonës”, ka shkruar Osmani në Facebook.