Lajme

Osmani i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të marrin masa ndaj ekspertit të sigurisë që tha se ajo ka negociuar për Banjskën

10 muaj më parë
nga:Y I

Këshilltari për medie i presidencës, Bekim Kupina ka reaguar ndaj një deklarate që sot ka bërë njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi.

Ky i fundit në një shkrim në Facebook, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

 

Kupina në reagimin e tij thotë se presidentja , Vjosa Osmani, është duke përgatitur një padi ndaj Elezit derisa u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa.